75 Mall Live Search
08:28 / E Shtunë, 08 Shkurt 2025 / Gj. Sh

Iraola fiton çmimin e trajnerit më të mirë në Premierligë për muajin janar

Trajneri i Bournemouth, Andoni Iraola është shpallur trajneri i muajit janar në Premier League.

Ky sukses vjen për shkak të fitoreve që i bëri gjatë muajit janar me ekipin e Bournemouth, ku arriti du fitore të mëdha 4-1 Newcastle dhe 5-0 ndaj Nottingham Forest, shkruan IndeksOnline.

Po ashtu Bounemouth arriti fitore edhe ndaj Evertonit, ndërsa barazoi 2-2 me Chelsean.

Kjo është hera e dytë që Iraola fiton çmimin e menaxherit pasi e bëri këtë në mars 2024.

Ndërkohë futbollisti i Bournemouth, Justin Kluivert u shpall lojtari më i mirë i muajit janar.

Kluivert shënoi pesë gola dhe regjistroi dy asistime në katër ndeshje./IndeksOnline/