75 Mall Live Search
09:54 / E Shtunë, 08 Shkurt 2025 / FR

Përfaqësuesit e PDK-së në mërgatë vijnë në Kosovë, një ditë para zgjedhjeve

Përfaqësues të PDK-së në mërgatë janë kthyer në Kosovë për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Një nga themeluesit e PDK-së në Zvicër, Qemajl Rexhepi ka postuar një fotografi ku shihet së bashku me kryetarin e PDK-së për Regensburg të Gjermanisë, Shqiptar Gubetini.

“Të fuqishmit e të përjetshmit e Partisë Demokratike të Kosovës”, ka shkruar ai.

Qindra mërgimtarë kanë ardhur deri tani në Kosovë për zgjedhjet e 9 shkurtit, të cilat kanë zgjuar interesim të jashtëzakonshëm edhe në diasporë.