75 Mall Live Search
10:16 / E Shtunë, 08 Shkurt 2025 / FR

Me përcjellje të Njësive Speciale, nis të shpërndahet materiali zgjedhor nëpër komuna të Kosovës

Gjatë ditës së sotme, ka filluar shpërndarja e materialeve zgjedhore nëpër komuna të Kosovës nga QNR, Fushë Kosovë.

Indeksonline ka siguruar pamje, ku shihet forcat të Njësive Speciale të Kosovës së bashku me asistim të KQZ-së për shpërndarjen e materialit zgjedhor.

Kujtojmë se sot diaspora e Kosovës, ka filluar votimin sot.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, bëri të ditur se deri në këtë orë, sipas kohës lokale, janë hapur qendrat e votimit në përfaqësitë diplomatike në shtetet europiane, ndërsa votimi në përfaqësitë diplomatike në ShBA dhe Kanda do të fillojë më vonë.

Më poshtë mund të shihni pamjet./Indeksonline/