75 Mall Live Search
10:17 / E Shtunë, 08 Shkurt 2025 / L A

Qindra veteranë të UÇK-së në përkrahje të 37-shit të PDK-së, Kurtan Kajtazi

Kandidati për deputet nga PDK, Kurtan Kajtazi, ka marrë mbështetje të fuqishme nga veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“PDK është partia e vetme politike që qëndroi krah veteranëve të UÇK-së e do të vazhdojë të jetë në përkrahje të tyre gjithmonë.” – shkruan Kajtazi.

Postimi i plotë:

Sot takuam veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndaj të cilëve përulemi për veprën madhështore të tyre që solli lirinë dhe shtetin e Kosovës.

PDK është partia e vetme politike që qëndroi krah veteranëve të UÇK-së e do të vazhdojë të jetë në përkrahje të tyre gjithmonë.

Të nderuar veteranë të UÇK-së, vepra juaj madhështore është vet historia jonë, andaj qeveria e drejtuar nga PDK do të jetë përkrah jush.

Me PDK-në, pagat tuaja do të jenë të dinjitetshme e respekti i shtetit ndaj veprës tuaj do të jetë maksimal.

Më 9 shkurt votohet për të ardhmen, por votohet edhe për të kaluarën, sepse shteti duhet ta vlerësojë e respektojë të kaluarën e lavdishme të UÇK-së, e kjo do të ndodh me qeverinë e drejtuar nga Bedri Hamza dhe PDK.