75 Mall Live Search
14:08 / E Shtunë, 08 Shkurt 2025 / Gj. Sh

Gjilani merr tre pikë të mëdha, fiton ndaj Llapit midis Podujevës

Gjilani e ka nisur me fitore sezonin pranveror, duke marr tre pikë të rëndësishme.

Bardhëekuqtë arritën të mposhtin Llapin në udhëtim, me rezultat 0-1, shkruan IndeksOnline.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Sabit Bilali, në minutën e 61-të.

Kjo fitore e dërgon Gjilanin në vendin e 6-të në tabelë, me 24 pikë, ndërsa Llapi mbetet në vendin e parafundit, me 18 pikë./IndeksOnline/