75 Mall Live Search
16:24 / E Shtunë, 08 Shkurt 2025 / G T

Zyrtare: Florent Hasani bëhet me klub të ri, shkon në Turqi

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Florent Hasani është bërë me skuadër të re pas largimit nga Rapid Bucuresti.

Hasani ka nënshkruar me skuadrën e Bolusporit në Ligë në Partë të futbollit në Turqi, shkruan Indeksonline

Ish-lojtari i Trepçës 89 dhe Tiranës ka nënshkruar kontratë një-vjeçare (e gjysmë) me ekipin turk.

Kujtojmë që Boluspori bën gara në Ligën e Parë të futbollit në Turqi dhe momentalisht është në pozitën e 10-të me 32 pikë./Indeksonline/