75 Mall Live Search
21:31 / E Shtunë, 08 Shkurt 2025 / MSH

Enver Hoxhaj pritet me entuziazëm e brohoritje në tubimin përmbyllës të PDK-së në Prishtinë

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, është pritur me entuziazëm të madh dhe brohoritje nga qytetarët në tubimin përmbyllës të fushatës në Prishtinë. 

Në një atmosferë elektrizuese, mbështetësit e PDK-së shprehën përkrahjen e tyre për Hoxhajn ndërsa ai falënderoi të gjithë të pranishmit për besimin dhe angazhimin e tyre. 

Pamje nga ky moment të veçantë i ka publikuar vetë Hoxhaj në rrjetin social Facebook, duke ndarë emocionet e fushatës dhe mesazhin e tij për qytetarët.

“Faleminderit Kosovë! Nga nesër, bashkë kështu si jemi, Kosovën DUHET ta bëjmë më të mirë! “, ka shkruar Hoxhaj në postimin me fotografi nga kjo ngjarje. 

PDK-ja po mbyll fushatën zgjedhore me mobilizim të lartë, duke synuar mbështetje të fuqishme në zgjedhjet e ardhshme.