75 Mall Live Search
22:31 / E Shtunë, 08 Shkurt 2025 / MSH

Hyseni: Ringritja e LDK-së i ka rrënjët në Llap

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Ekrem Hyseni, u shpreh i lumtur me tubimin përmbyllës të fushatës elektorale.

Përmes një postimi në Facebook, Hyseni u shpreh se ringritja e LDK-së i ka rrënjët në Llap.

“Nesër, mblidhuni krejt, votoni krejt, votoni herët, në mënyrë që edhe festën ta nisim herët, ta nisim nga Llapi në Prishtinë e në tërë Kosovën!”, u shpreh ai.

Ky është postimi i plotë i tij:

Nga tërmeti elektoral mbrëmë në Podujevë sonte vazhduam në Kryeqytet në Tubimin Përmbyllës!

Ringritja e LDK-së rrënjët i ka në Llap, për të vazhduar gjithandej Republikës!

Kjo është LDK-ja që e duam të gjithë!

Besimi juaj, është forca jonë!

Festën që e nisëm mbrëmë në Llap, sonte e vazhduam në Prishtinë e nesër në gjithë Republikën!

Nesër, mblidhuni krejt, votoni krejt, votoni herët, në mënyrë që edhe festën ta nisim herët, ta nisim nga Llapi në Prishtinë e në tërë Kosovën!