75 Mall Live Search
08:09 / E Diele, 09 Shkurt 2025 / H F

Raportohet se një person në Gjilan ka tentuar të fotografojë votën, ndalohet nga policia

Një person ka tentuar të fotografojë votën në një qendër votimi në Gjilan.

Siç raportoi Rtv Dukagjini, i njëjti është ndaluar nga policia dhe më pas i është lejuar të votojë

Qytetarët e Kosovës sot do të votojnë në zgjedhjet parlamentare, nga ku do të zgjedhin 120 ligjvënës mes 28 subjekteve politike në garë, zgjedhjet e para të rregullta që Kosova mban që nga shpallja e pavarësisë.

Për këto zgjedhje janë certifikuar 28 subjekte politike me 1.280 kandidatë.