75 Mall Live Search
12:01 / E Diele, 09 Shkurt 2025 / mp

Osmani pas votimit: Kosova është demokracia më e zhvilluar në rajon

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Zotëria i Parë, Prindon Sadriu, kanë votuar në zgjedhjet e rregullta parlamentare, në qendrën e votimit në Fakultetin Teknik.

Pas hedhjes së votës, Osmani tha sot është ditë e rëndësishme për vendin tonë.

“Kosova është demokracia më e zhvilluar në rajonin tonë, duhet ta mbajmë të tillë dhe të zhvillojmë edhe më tej, sot është ditë vendimtare”, theksoi ajo.

Sipas saj, nga sot determinohet parlamentit dhe institucionet e tjera.