EXIT POLL-i i UBO-s: VV 40,3%, PDK 21,4%, LDK 19,3%, AAK 7,2 %

RTV Dukagjini në bashkëpunim me UBO- Consulting ka publikuar një EXIT POLL pas mbylljes së vendvotimeve për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Të dhënat e prezantuara në RTV Dukagjini thonë se Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 40,3 %, PDK 21,4, %, LDK 19,3 %, AAK 7,2%.
Këto të dhëna janë prezantuar nga Valon Feka i UBO Consulting në RTV Dukagjini.
Në këto të dhëna nuk janë përfshirë votat e diasporës./IndeksOnline/