75 Mall Live Search
11:55 / E Hënë, 10 Shkurt 2025 / Z S

Eman Rrahmani: Jemi jashtëzakonisht të kënaqur me rezultatin e këtyre zgjedhjeve

Eman Rrahmani nga Koalicioni për Familje ka reaguar pas publimit të 90% të rezultateve të publikuara nga KQZ-ja.

Ai është shprehur se është jashtëzakonisht i kënaqur me rezultatin e këtyre zgjedhjeve.

”Jemi jashtëzakonisht të kënaqur me rezultatin e këtyre zgjedhjeve dhe për këtë falënderojmë secilin qytetar që besoi në këto vlera, çdo familje që u shndërrua në aktiviste gjatë fushatës dhe të gjithë ata që nuk u ndalën së punuari për mbrojtjen e tyre”, ka thënë ai.

Më tej bartësi i Listës për Familje tha se ky sukses i motivion për ta vazhduar këtë projekt politik.

”Ky sukses na motivon, na obligon dhe na rrit përgjegjësinë për ta vazhduar këtë projekt politik edhe më fuqishëm, pa u ndalur, në mbrojtje të familjes, të shtetit dhe të ardhmes së vendit. Rrugëtimi ynë politik do të vazhdojë me vendosmëri, sepse ai lindi nga qytetarët dhe do të vazhdojë në shërbim të tyre”, ka shtuar ai.

Na presin shumë punë – dhe shumë punë do të bëjmë, u shpreh Rrahmani./Indeksonline/