Përfundon numërimi në Rahovec, fiton VV-ja

Ka përfunduar procesi zgjedhor në komunën e Rahovecit.
Sipas rezultateve të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, prin VV-ja me 38.82 % apo 8175 vota.
Në vendin e dytë renditet PDK-ja me 20.44% apo 4305 vota. Në vendin e tretë është rënditur AAK-ja me 18.10 % apo 3811 vota.

Pozitën e katërt ka përfunduar LDK-ja 14.67 % apo 3090 vota./Indeksonline/