75 Mall Live Search
15:18 / E Hënë, 10 Shkurt 2025 / S Z

Ndryshon përqindja e partive politike, numërimi drejt fundit

Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 41.14 % të votave nga 2 mijë 382 vendvotime të numëruara nga gjithsej 2 mijë e 553 sipas rezultateve preliminare.

PDK është e dyta me 22.42%, LDK e treta me 17.66%. Koalicioni AAK-Nisma dhe të tjerët kanë 7.48 %, Lista Serbe 3.84%, Koalicioni për Familjen 2.29.

Pjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhje ka qenë mbi 40.59%.