Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë

Gjatë ditës së sotme, rreth orës 13:00 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Emin Duraku”, në Prishtinë.
Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ku bëri të ditur, se nuk ka persona të lënduar.
“Rreth orës 13:00 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën ‘Emin Duraku’ në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin. Bazuar në të dhënat e deritanishme nuk ka pasur persona te lënduar.
Rasti është cilësuar shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ka thënë Ahmeti.