75 Mall Live Search
16:37 / E Hënë, 10 Shkurt 2025 / FR

Bedri Hamza përjashton mundësinë për koalicion me VV-në

Bedri Hamza në një konferencë për media tha se këto ishin zgjedhje të rregullta dhe fer.

Hamza, përmes një konference për media është shprehur se PDK nuk do të përfshihet me asnjë koalicion me VV-në.

“Sjellja e qytetarëvë ishte shembullore. I falenderoi partitë dhe i uroj për rezultatet e tyre. Si rezultat i votës suaj sot është një ditë më ndryshe se dje. VV KA HUMBUR numër të madh të votave , shumë qytetarë ia kanë kthy shpinën atyre dhe erdhen tek ne në PDK dhe LDK. Kryeministri në detyrë i paraqiti këto zgjedhje si referendum, por qëllimi nuk u arrit, qytetarët nuk ia dhanë 500 mijë vota. Shumica e qytetarëvë nuk duan që e njejta qeveri të vazhdoj qyetarët i kanë besuar opozitës. Kjo më obligon mua të sillemi në mënyrë të përgjegjshme. Ne nuk do të përfshihemi me asnjë koalicion me VV. Kemi dallime të mëdha, ata skanë as program. Ata i ofenduan kundeshtarët politik dhe qytetarët. Ata nxiten urrejtje kurse ne bashkim. Ne kemi përgjegjësi tu japim qytetarëvë qeverinë që kanë votuar. Ne do të punojmë që tu japim qytetarëvë qeverinë për të cilën kanë votuar shumica. Rezultati zgjedhor është që shumica e qytetarëvë duan qeveri të re. Partisë së parë i takon ti formojë institucionet , nëse smundet qeverinë e re mund ta bëjë opozita”, ka thënë Hamza./Indeksonline/