Gjilani huazon lojtarin nga skuadra zviceriane

Gjilani ka prezantuar përforcimin e tyre nga Zvicra.
Bëhet fjalë për lojtarin Enis Asani, i cili vjen në formë huazimi nga skuadra zviceriane FC Thun.
Huazimi i tij do të zgjasë deri në fund të këtij sezoni, ku Gjilani po ashtu e ka opsionin e blerjes.
Asani është rritur dhe zhvilluar te skuadra zviceriane FC Thun, duke debutuar edhe si futbollist profesionist në skuadrën e parë.