75 Mall Live Search
09:35 / E Martë, 11 Shkurt 2025 / H F

Policia kërkon ndihmë për gjetjen e një të dyshuari për zjarrvënie

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për gjetjen e vendndodhjes së një të dyshuari për zjarrvënie. 

Personi i dyshuar që është identifikuar është Florent Bunjaku.

“Njësiti i Hetimeve të Fushë-Kosovës, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e vendndodhjes së personit që shihet në fotografi”, thuhet në kërkesën e policisë, ku është bashkëngjitur edhe një fotografi e të dyshuarit.