Sa deputetë kanë siguruar VV-ja, PDK-ja, LDK-ja, AAK-NISMA kur janë numëruar 99% të votave

Dy ditë pas procesit zgjedhor në Kosovë ende s’ka përfunduar numërimi.
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në përditësimin e fundit të rezultateve preliminare që u bë dje në orën 19:10, aktualisht këto janë rezultatet: Vetëvendosje ka 40.83 %, PDK-ja ka 22.15 %, LDK-ja ka 17.59 % dhe koalicioni AAK-Nisma ka 7.47 %.

Por, ende s’janë numëruar ende votat me kusht dhe ato të diasporës.
Bazuar në këto rezultate aktuale të dala nga vendvotimet e rregullta në Kosovë e që pothuajse janë përfundimtare, ndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës për partitë shqiptare, sipas Eugen Cakollit të KDI-së, është:
1. LVV – 47 deputetë
2. PDK – 25 deputetë
3. LDK – 20 deputetë
4. AAK – 8 deputetë
