75 Mall Live Search
10:25 / E Martë, 11 Shkurt 2025 / L A

Ronaldo pritet të vazhdojë kontratën me Al-Nassr-in

Cristiano Ronaldo pa dyshim është një ndër futbollistët më të mirë të të gjitha kohëve.

Ronaldo, nuk e ka ndërmend të ndalet edhe pse në moshën 40-vjeçare, ku i cili pritet të vazhdojë kontratën me Al-Nassrin.

Siç raporton “L’Equipe”, portugezi pritet të vazhdojë edhe për një vit qëndrimin në Arabi, ku po synon të arrijë golin e tij të 1000-të në karrierë.

“CR7”, bëri 90 paraqitje për Al-Nassr, duke shënuar 82 gola dhe duke dhënë 19 asistime. Por ai ende nuk ka shtuar një linjë tjetër në listën e tij mbresëlënëse të arritjeve.

Në verën e kaluar, pesë herë fituesi i “Topit të artë” shprehu dëshirën për të përfunduar karrierën e tij në Al-Nassr. “  Një ekip që më bën të lumtur dhe ku ndihem mirë ”, u shpreh Ronaldo./IndeksOnline/