Justin Bieber filmohet në Los Angeles, fansat gjithnjë e më të shqetësuar

Justin Bieber po shqetëson gjithnjë e më shumë fansat me paraqitjet e tij të fundit publike.
Një foto e tij tashmë ka nisur të përhapet në internet, duke ndezur spekulime të reja se këngëtari po kalon një periudhë të vështirë, transmeton Indeksonline.
Më saktë në Facebook ka dalë një foto që krahason se si dukej dikur Bieber me atë se si duket së fundmi. Në një foto më të fundit këngëtari është dukshëm i rraskapitur dhe i zbehtë në fytyrë.
“Çfarë po ndodh me të? Shpresoj që të jetë mirë”, ka shkruar përdoruesi krahas postimit të tij. Komentet shumë shpejt u vërshuan me reagime nga fansat e shqetësuar.
“Kjo është vërtet shqetësuese”, “Duket sikur po lufton me varësinë”, “Duket vërtet i dobët”, “Depresioni me të vërtetë prek një person”, “Ai kurrë nuk dukej sikur ishte rehat në lëkurën e tij”, “Çfarë i bëre me të?”, “Diçka e keqe po ndodh këtu,” spekuluan njerëzit në komente.
Shqetësimet për Bieber-in vazhdojnë prej kohësh. Ai është fotografuar më parë në rrugët e Nju Jorkut dhe shumica e njerëzve edhe atëherë kanë theksuar se dukej i tensionuar dhe i rraskapitur. Këngëtari ka folur vazhdimisht hapur për problemet e tij me ankthin, depresionin dhe presionin e famës që ka mbajtur që në adoleshencë./Indeksonline/