75 Mall Live Search
12:00 / E Martë, 11 Shkurt 2025 / AR

Livia e emocionuar nga mesazhi i Mevlanit, habit me fjalët

Livia Brunga, banorja e “Big Brother”-it, ka përjetuar një moment surprizues nga ish-i dashuri, Mevlan Shaba.

Pak ditë më parë, pranoi një mesazh emocionues nga ai në “Big Love”, ku ai ia shprehu ndjenjat duke thënë se “zgjohet me të dhe fle me të”, shkruan Indeksonline.

E prekur nga ky gjest, Livia e cilësoi mesazhin si një surprizë të madhe, veçanërisht pas vështirësive që ka kaluar jashtë. Ajo pranoi se ndjenjat e saj për Mevlanin janë të forta dhe të paimagjinueshme.

“Për mua ishte një surprizë shumë e madhe, sepse kanë ndodhur disa gjëra të rënda jashtë”, u shpreh ajo, teksa emocionet e pushtuan. Livia tregoi gjithashtu se pas mesazhit ka komunikuar me Mevlanin dhe kanë sqaruar disa çështje mes tyre.

Marrëdhënia e tyre ka ngjallur shumë vëmendje, sidomos pas lajmit se Mevlani do të bëhet baba për herë të parë, gjë që u zbulua gjatë pjesëmarrjes së tij në “Big Brother Kosova”. Tashmë, mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë mes tyre në vazhdim./Indeksonline/