75 Mall Live Search
16:51 / E Martë, 11 Shkurt 2025 / MSH

KQZ-ja përditëson rezultatet preliminare të zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve edhe një herë ka përditësuar të dhënat me rezultatet preliminare të zgjedhjeve për Kuvend të Republikës së Kosovës.

Në tabelën me të dhënat e përditësuara në ora 16:32, bëhet e ditur se janë numëruar 99.37 për qind e kutive të votimit.

Më saktë, nga 2533 kuti gjithsej, janë numëruar 2517, shkruan IndeksOnline.

Në bazë të këtyre të dhënave të përditësuara, Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë me shumicë votash, me 40.89%, e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 22.06%.

E treta në renditje është Lidhja Demokratike e Kosovës, me 17.62% të votave.

Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kompletuar materialet për numërimin e votave të deputetëve.

Pas pak, do të fillojë procedura e numërimit të votave për deputetë, e cila nis dy ditë pas përfundimit të ditës së zgjedhjeve.

Pas numërimit të votave për deputetë, do të nis numërimi edhe i votave nga diaspora dhe i atyre me kusht.