75 Mall Live Search
10:47 / E Mërkurë, 12 Shkurt 2025 / MSH

Numërimi i votave në QNR/ Kështu duken votat e pavlefshme (video)

Afro 800 mijë qytetarë ushtruan të drejtën e tyre demokratike të votës, në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Në sallën “1 Tetori” në Prishtinë është improvizuar Qendra e Numërimit dhe Rezultateve, ku nga pasditja e djeshme është duke vijuar procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë, shkruan IndeksOnline.

Procesi i numërimit është duke u vijuar edhe sot, me komisionarët dhe vëzhguesit që janë paraqitur në sallë për një tjetër raund numërimesh.

Sistemi, që dje u shoqërua me disa probleme teknike, sot është duke funksionuar si duhet.

Në pamjet që sjell IndeksOnline shohim shpalljen e votave të pavlefshme. Shumë qytetarë kanë vendosur të bojkotojnë kandidatët dhe partitë, duke i vendosur vija vertikale apo thjesht “X” fletës së votimit.

Më poshtë pamje: