75 Mall Live Search
11:02 / E Mërkurë, 12 Shkurt 2025 / k.v

Ndahet nga jeta një zyrtare e Policisë së Kosovës

Me dhimbje të thellë është pritur lajmi për ndarjen nga jeta të zyrtares policore Seniha Çerkezi, e cila shërbeu me përkushtim dhe devotshmëri në radhët e Policisë së Kosovës.

Lidhur me këtë humbje, Sindikata e Policisë së Kosovës ka shprehur ngushëllime për familjen, kolegët dhe të gjithë ata që e njohën dhe vlerësuan punën e saj.

“Senihaja do të kujtohet gjithmonë për përkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin e saj të çmuar në mbrojtjen dhe sigurinë e qytetarëve të Kosovës. Humbja e saj është e madhe për të gjithë ne, por kujtimi për të dhe vepra e saj do të mbetën gjithmonë të paharruara”, thuhet në njoftimin e Sindikatës së Policisë së Kosovës.

I përjetshëm qoftë kujtimi për të!