KQZ-ja thërret konferencë në lidhje me numërimin e votave të kandidatëve për deputetë

Komisioni Qendror i Zgjedhje ka thirrur konferencë për media në lidhje me përditësimet e fundit për procesin e numërimit të votave të kandidatëve për deputetë.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi i cili bëri të ditur se konferenca mbahet me fillim nga pra 16:00 në Qendrën Komunale të Numërimit “1 Tetori” në Prishtinë.
“Sot (e mërkurë, ora 16:00) në Qendrën Komunale të Numërimit “1 Tetori” në Prishtinë, do të mbaj konferencë për media lidhur me përditësimet e fundit për procesin e numërimit të votave të kandidatëve për deputetë”, thuhet në njoftimin e Elezit.