Prishtina “poker” ndaj Suharekës, kalon në çerekfinale të Kupës së Kosovës

Prishtina ka kaluar pa asnjë problem në çerekfinalen e Kupës së Kosovës.
Skuadra nga kryeqyteti mposhti në 1/8 e finales skuadrën e Suharekës, me reultat të thellë 4-0, në ndeshjen e cila u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri”, shkruan IndeksOnline.
Sulmuesi francez, Axel Gnapi hapi serinë e golave në minutën e 16-të.
Në minutën e 31-të, Ardian Muja dyfishoi rezultatin.
Dy golat e tjerë për bardhëkaltërit i shënoi futbollisti Dion Gallapeni, në minutat 79’ dhe 88’.
Prishtina në çerekfinaleve iu bashkua skuadrave tjera si: Vëllaznimi, Llapi, Drita, Malisheva e Drenica.
Ndërkohë nesër mësohen dy skuadrat e fundit, ku Ferizaji përballet me skuadrën e Rilindja ‘1974 dhe Feronikeli ‘74 – Prishtina e Re./IndeksOnline/