75 Mall Live Search
21:24 / E Mërkurë, 12 Shkurt 2025 / S Z

Vazhdon numërimi i votave në Prishtinë

 Në sallën 1 Tetori në Prishtinë po vazhdon numërimi i votave të kandidatëve për deputetë dhe verifikimi i votave për subjektet politike, proces ky që ka nisur gjate ditës së djeshme.

Procesi po shkon në rregull dhe nuk është shfaqur ndonjë telashe  gjatë pasditës dhe  mbrëmjës së sontme,  raporton Indeskonline.

Përveç në Prishtinë numërimi po bëhët  dhe në disa qytete tjera.

Ndryshe, procesi i numërimit të votave të kanidatëve për deputetë dhe verifikimin i votave të subjekteve politike, ka  nisur gjatë ditës së martë në Prishtinë, Lipjan, Obiliq dhe Partesh.

Ndërkaq  gjatë ditës së sotme që nga pra 16:00 ka filluar procesi i  numërimit  të votave për kandidatët për deputet dhe në 14 komuna tjera:  Deçan, Gjakovë, Drenas, Gjilan, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Skënderaj, Shtërpcë, Viti, Ranillug, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut. Kurse në orën 13:00ka filluar numërimi në Hanin e Elezit.