Gjatë numërimit të votave në Prishtinë vëzhguesi hyn live në Tik- Tok, ndërhynë policia

Në sallën 1 Tetori në Prishtinë po vazhdon numërimi i votave të kandidatëve për deputetë dhe verifikimi i votave për subjektet politike, proces ky që ka nisur gjate ditës së djeshme.
Por derisa po numëroheshin votat e kanidatve për deputet, njëri nga vëzhguesit ka hyrë live në Tik-Tok. Por vetëm disa minuta më pas aty janë paraqitur Policia e Kosovës tek personi i cili po qëndronte live në Tik-Tok.
Vëzhguesi është revoltuar nga kjo ndërhyrje e policisë dhe ka kërkuar nga ta që t’i drejtohen Prokurorisë dhe mos ta pengojnë atë në punën e tij./Indeksonline/