75 Mall Live Search
09:57 / E Enjte, 13 Shkurt 2025 / FR

Nën kërcënim arme grabiten para në një dyqan në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën rreth orës 17:45, një person ka hyrë në një dyqan dhe e ka kanosur me armë.

Sipas policisë, i dyshuari ka marrë para me vlerë 300 euro.

Pas kryerjes së veprës i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur.

“Prishtinë 12.02.2025 – 17:45. Ankuesja femër kosovare, ka njoftuar policinë se në dyqanin ku punon, ka hyrë një i dyshuar i panjohur dhe duke e kanosur atë me armë (pistolet)  i ka marrë paratë e pazarit ditor në vlerë rreth 300€. Pas kryerjes së veprës i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin 24-orësh të policisë./Indeksonline/