75 Mall Live Search
10:06 / E Enjte, 13 Shkurt 2025 / FR

Dhunohet një vajzë në Ferizaj, arrestohet i dyshuari

Një vajzë të mërkurën ka raportuar në polici se është dhunuar nga një person në Ferizaj.

Sipas njoftimi të policisë, kjo ka ndodhur në fund të muajit janar.

Pas raportimit, i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Ferizaj – NN. Më 12.05.2025 viktima femër kosovare, e shoqëruar nga prindi, ka raportuar se nga fundi i muajit janar, është dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin 24-orësh të policisë./Indeksonline/