Nuk ka si të mungojë emri i tij, Anis Mehmeti në formacionin e javës në Championship

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Anis Mehmeti është futur në formacionin më të mirë të javës së 32-të në Championship të Anglisë.
Mehmeti mbrëmë shënoi dy gola në fitoren e Bristol Cityt ndaj Stoke Cityt me shifrat 2:0, shkruan Indeksonline
Flowing. 💫 pic.twitter.com/NtbNyBj6wH
— Bristol City FC (@BristolCity) February 13, 2025
Mehmeti u vlerësua me notën 8.6 nga faqja e statistikave “Sofascore” dhe është futur në 11-shen më të mirë të javës.
Lojtari “kuqezi” këtë sezon ka qenë fantastik me fanellën e klubit anglez. Ai ka shënuar 11 gola dhe ka bërë një asist në 30 ndeshje./Indeksonline/