Aksident i rëndë trafiku te “Kroni i Mbretit”, kamioni rrokullistet .. (Pamje)

Para pak minutash ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku te Kroni i Mbretit, më saktësisht në magjistralen Prishtinë- Pejë.
Sipas pamjeve të siguruara nga IndeksOnline, në aksident janë përfshirë një kamion dhe dy vetura.
Nuk dihet saktë për numrin e të lënduarve.
IndeksOnline do t’iu mbajë të informuar lidhur me këtë rast. /IndeksOnline/