6.15 gram marihuanë sekusetrohen në Prizren, 5.9 gram në Pejë
Gjatë një kontrolli në Prizren janë gjetur dhe sekuestruar sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë më peshë 6.15 gram. Nuk raportohet për të arrestuar. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.
Ndërsa në Pejë arrestuar dy dyshuar meshkuj, pasi që gjatë kontrollit tek të njëjtit është gjetur dhe sekuestruar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë më peshë 5.9 gram. Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./Indeksonline/