Ky është numri i votave që siguruan kandidatët e PDK-së në pesë qendra të votimit në Prishtinë

Procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputet po vazhdon edhe sot.
Në pesë nga qendrat ku po mbahet numërimi i votave janë bërë publike edhe votat e kandiatëve të PDK-së.
Në fotot e siguruara nga Indeksonline më së shumti vota ka marrë kandidati për kryeministër Bedri Hamza. Ai ka arritur që të marrë 403 vota.
Memli Krasniqi ka arritur të marrë gjithsej 223 vota. Në listën e PDK-së po ashtu numër të madh të votave ka marrë edhe kandidatja për deputet, Ariana Musliu-Shoshi.
Musliu-Shoshi ka arritur që të rrëmbejë gjithësej 65 vota.
Këta janë kandidatët tjerë që siguruan votat për deputet në zgjedhjet e 9 Shkurtit./Indeksonline/




