Sulmohet me armë zjarri patrulla e Policisë në Tiranë

Një 34-vjeçar, në zonën e Rinasit ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të patrullës së policisë së kryeqytetit.
Sipas burimeve për A2 CNN, bëhet me dije se Policia kishte informacion se ai lëvizte i armatosur dhe ishte vënë në ndjekje të tij.
Po ashtu mësohet se nga sulmi me armë zjarri nuk ka të lënduar, ndërkohë që i riu, shtetasi Klajdi Buza, është arrestuar.
Ky person raportohet të ketë qenë i dënuar edhe 2 vite më parë për armëmbajtje pa leje, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./Indeksonline/