75 Mall Live Search
23:18 / E Enjte, 13 Shkurt 2025 / Gj. Sh

Këto janë rezultatet e ndeshjeve të para të play-offit të Europa League

Kanë përfunduar ndeshjet e para të play-offit të Europa League.

Nga 8 ndeshje e luajtura, sonte janë shënuar 22 gola, shkruan IndeksOnline.

Ndeshja kryesore, ajo mes Portos dhe Romës, u mbyll pa fitues, ku rezultati përfundimtar ishte i barabartë, 1-1.

Skuadra holandeze, AZ Alkmar ka shënuar fitore bindëse ndaj Galatasarayt, me rezultat 4-1, duke qenë një hap larg kualifikimin në 1/8 e finales.

Fitore bindëse ka shënuar edhe Fenerbahche, e cila e mposhti Anderlechtin, me rezultat 3-0.

Më poshtë rezultatet e të gjitha ndeshjeve të sotme të Europa League./IndeksOnline/