75 Mall Live Search
09:00 / E Premte, 14 Shkurt 2025 / G T

Biseda e Piolit me Ronaldon: Do bëjë një zëvendësim, do largohesh ti, sepse kam probleme në mbrojtje!

Al Nassr arriti fitore të madhe mbrëmë në javën e 20-të në Ligën Profesionale të Arabisë Saudite ndaj Al Ahli me shifrat 2:3.

Cristiano Ronaldo luajti deri në minutën e 76-të, pasi u zëvendësua nga Al Fatil, shkruan Indeksonline

Kamerat kanë kapur momentin, kur trajneri Stefano Pioli i tregon Ronaldos se do ta largojë nga loja.

“Kemi lëndime në mbrojtje. Jam duke të të larguar ty për të futur në lojë më shumë mbrojtës dhe mesfushorë”, thotë Pioli

Kurse Ronaldo tha: “Hajde, s’ka problem!”

Me këtë fitore, Al Nassr futet në garë seriozisht për titullin kampion. Tani është pesë pikë larg (44) pozitës së parë, Al Ittihad (49)./Indeksonline/