75 Mall Live Search
11:24 / E Premte, 14 Shkurt 2025 / L K

Papa Françesku shtrihet në spital

Vatikani njoftoi në mesin e mëngjesit se Papa Françesku ishte shtruar në një spital.

“Këtë mëngjes, në fund të audiencës, Papa Françesku hyri në poliklinikën “Agostino Gemelli” për t’iu nënshtruar disa testeve të nevojshme diagnostike dhe për të vazhduar në një ambient spitalor kurimin e bronkitit nga i cili vuan ende”, thuhet në njoftimin e Vatikanit.

Të paktën deri të hënën, thonë burimet e Vatikanit, audienca e mëngjesit të papës 88-vjeçar do të vazhdojë të mbahet në Santa Marta, një orar që do të ndryshojë në varësi të kohës që Papa kalon në spital./Indeksonline/