Igli Tare në Suharekë, ndjek nga afër të birin

Legjenda e Shqipërisë, Igli Tare aktualisht ndodhet në qytetin e Suharekës.
Ai po e ndjek nga afër ndeshjen e Superligës së Kosovës, Suhareka – Dukagjini.
Arsyeja dihet, pasi djali i tij, Etiene Tare është pjesë e skuadrës nga Klina.
Por duket se ai ende nuk po e shijon paraqtjen e të birit në fushën e lojës, pasi trajneri i Dukagjinit, Ismet Munishi, nuk e ka aktivizuar Ettienen nga minuta e parë. Ai pritet të inkuadrohet në pjesën e dytë./IndeksOnline/
