75 Mall Live Search
19:16 / E Shtunë, 15 Shkurt 2025 / G T

Bellingham: Kurrë nuk kam fyer gjyqtarët, është video për të treguar gjithçka

Mesfushori i Kombëtare së Anglisë, Jude Bellingham e “la” skuadrën e tij në lloç në ndeshjen ndaj Osasunas që u mbyll me shifrat e barabarta 1:1.

Bellingham u ndëshkua me karton të kuq direkt nga gjyqtari, pasi sipas tij lojtari anglez e ofendoi rëndë, shkruan Indeksonline

Megjithatë, Bellingham thotë se nuk ka fyer gjyqtarin dhe këtë s’do e bënte asnjëherë.

“Kurrë nuk e kam fyer gjyqtarin. Më vjen mirë që është video për ta kuptuar realitetin.

“Jam këtu për t’i kërkuar falje bashkëlojtarëve të mi, pasi i vendosa në një situatë të vështirë sot”, u shpreh Bellingham

Në videon e publikuar në rrjetet sociale, shihet se Bellingham nuk i ka thënë Fu** You gjyqtarit, por Fu** Off../Indeksonline/