LDK-ja e Abdixhikut mori kaq vota nga një vendvotim në Prishtinë

Teksa anekënd Kosovës është duke vijuar procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputet, Lidhja Demokratike e Kosovës ka pranuar disa rezultate preliminare.
LDK-ja e Abdixhikut, në vetëm një vendvotim në Prishtinë, ka marrë afro 133 vota, me elektoratin që ka zgjedhur që ato për kandidatë t’i shpërndajë te pjesëtarët e partisë, shkruan Indeksonline.
Në vendvotimin e caktuar, më së shumti vota ka marrë kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku (113) vota, i ndjekur nga Doarsa Kica-Xhelili (69), Hykmete Bajrami (62) dhe Avdullah Hoti (54).
Kujtojmë se bëhet fjalë vetëm për një vendvotim në Prishtinë, aty ku kanë qenë gjithsej 258 pako me vota.
Kjo është tabela me numrin e votave që morën kandidatët:
