75 Mall Live Search
13:38 / E Diele, 16 Shkurt 2025 / L A

Cluji me një postim të veçantë për Emërllahun

Lindon Emërllahu pritet të bëjë sot debutimin e tij te skuadra e re, CFR Cluj.

Gjigandi rumun, bëri një postim në “Facebook”, duke i bërë një prezantim të veçantë para debutimit të tij nën tingujt e këngës “Mora Fjalë” të Shkurte Fejzës.

Emërllahu, përndryshe është edhe transferimi më i shtrejtë që ka dal nga Superliga e Kosovës ku është shitur për shumën e 800 mijë eurove nga Ballkani.

Emërllahu së bashku me Korenicën, do të zhvillojnë sot ndeshjen ndaj Politehnica Iasit, që zhvillohet në orën 15:00./IndeksOnline/