75 Mall Live Search
15:56 / E Diele, 16 Shkurt 2025 / LB

Votat e Listës Guxo në Mitrovicë, “nusja” merr vota me bollëk në këtë qytet

Lista Guxo ka kandiduar në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Kandidatët e Guxo, sipas të dhënave të deritashme kanë marrë një numër të konsiderueshem të votave.

IndeksOnline ka siguruar të dhëna nga numërimi i deritashëm në Mitrovicë për kandidatët e këtij subjekti.

Kryediplomatja Donika Gërvalla ka marrë mbi 4190 vota, ndërsa Faton Peci mbi 9 mijë e 500 vota.

Vota me bollëk ka marrë edhe Jeta Statovci, e cila ka marrë afër 2 mijë vota.

Pikërisht Mitrovica është vendlindja e bashkëshortit të saj.

Në anën tjetër, Albena Reshitaj ka rreth 1 mijë e 200 vota.