Antidroga “rrethon” Tiranën, arrestohen 10 persona

Agjentët antidrogë në Tiranë kanë kryer mëngjesin e kësaj të marte një aksion në zona të ndryshme të kryeqytetit.
Në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar disa persona që merreshin me shpërndarjen e lëndëve narkotike.
Po ashtu mësohet se janë ekzekutuar 34 masa sigurie dhe mbi 10 persona janë arrestuar, raporton A2 CNN-i.
Ndërkohë në orët në vijim pritet të dalin detaje shtesë lidhur me këtë aksion të policisë./Indeksonline/