75 Mall Live Search
10:00 / E Martë, 18 Shkurt 2025 / AR

Surprizon Efi, ja si duket pa grim

Efi Dhedhes, një nga personazhet më të dashur për publikun nga edicioni i tretë i Big Brother VIP Albania, ka mahnitur ndjekësit e saj me një foto krejt natyrale.

Në një postim në “Instastory”, Efi ndau një imazh ku shfaqet pa grim, duke treguar bukurinë e saj të pastër dhe tiparet e saj natyrale, shkruan Indeksonline.

Pavarësisht se jemi mësuar ta shohim gjithmonë të kuruar dhe me grim në ekran, ndjekësit kanë vlerësuar këtë paraqitje të saj pa make-up, duke e komplimentuar për bukurinë dhe vetëbesimin e saj.

Si me, ashtu edhe pa grim, ajo vijon të mbetet një nga figurat më të komentuara dhe të pëlqyera në rrjetet sociale./Indeksonline/