75 Mall Live Search
10:43 / E Martë, 18 Shkurt 2025 / A. M.

Takimi SHBA-Rusi në Riad, raportohet vendndodhja e Zelenskyt

Gjersa delegacionet amerikane dhe ruse janë ulur në tryezën e bisedimeve në Riad, në të po mungon një vend kyç: Ukraina.

Megjithëse ky nuk është fillimi i negociatave të paqes – siç dëshiron të theksojë SHBA-ja. Në të vërtetë, presidenti amerikan Donald Trump parashikoi që bisedimet të fillonin “menjëherë” pas telefonatës së tij të papritur me Vladimir Putinin javën e kaluar.

As Volodymyr Zelensky dhe asnjë zyrtar tjetër ukrainas nuk janë në bisedimet e sotme. Në të vërtetë, Zelensky nuk u ftua të merrte pjesë, raporton BBC-i.

“Ne nuk mund t’i njohim marrëveshjet e [paqes]…pa ne”, iu tha ai gazetarëve gjatë një udhëtimi në Emiratet e Bashkuara Arabe dje.

Në vend të kësaj, Zelensky ndodhet sot në Turqi për të takuar presidentin Recep Tayyip Erdogan.