Të dhënat e fundit/ Kështu po qëndrojnë me vota disa prej kandidatëve për deputet nga radhët e PDK-së

110 anëtarë nga radhët e PDK-së garuan në zgjedhjet e 9 shkurtit, në garën për ulëse në legjislaturën e re të Kuvendit.
Mirëpo, disa prej tyre morën më shumë vota, duke siguruar ulëse në Kuvend, e të tjerë më pak.
Në bazë të të dhënave të siguruara nga IndeksOnline shohim se disa prej kandidatëve kanë marrë një numër pak më të vogël votash, duke mbetur diskutabile nëse do të jenë pjesë e legjislaturës së re apo jo.
Listës i prinë Bedri Hamza, me 135 mijë e 677 vota, i ndjekur nga Memli Krasniqi me më shumë se 77 mijë vota.
Kujtojmë se rezultatet aktualisht janë preliminare dhe jo përfundimtare.

