Të shtëna me armë nga vetura në lëvizje, policia po heton incidentin në Prishtinë

Një person ka deklaruar në polici se persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në ajër.
Sipas raportimit të dëshmitarit, të shtënat erdhën nga një makinë në lëvizje, e cila u largua më pas në drejtim të panjohur, shkruan IndeksOnline.
Rasti ndodhi dje rreth orës 01:41, në rrugën “Ferat Dragaj” në Prishtinë.
“Njësiti përkatës policor ka dalë në vendin e ngjarjes, por nuk ka gjetur asgjë të dyshuar”, thuhet në njoftim të policisë.
Rasti i iniciuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” është duke u hetuar./IndeksOnline/