Berat Gjimshiti pas eliminimit nga Champions: Luftuam deri në fund, kundërshtarët na ndëshkuan me kundërsulme

Skuadra e Atalantas u eliminua mbrëmë nga Liga e Kampionëve, pasi u mposht nga Club Brugge në Bergamo.
Kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti, luajti nga minuta e parë, kurse pas ndeshjes u shpreh i kënaqur me paraqitjen e bashkëlojtarëve të tij, pavarësisht eliminimit, shkruan Indeksonline
“Ata ishin shumë të frikshëm me kundërsulme, tri raste, tri gola. Ne u përpoqëm të reagonim, por në kushte të tilla bëhet shumë i ndërlikuar për çdo kundërshtar. Por, gjëja më e rëndësishme për ne ishte se askush nuk u dorëzua. Pavarësisht rezultatit të rëndë, ne vazhduam të luftonim dhe kjo frymë do jetë deri në fund të sezonit.
“Tani duhet t’i mbushim bateritë dhe të fillojmë sërish. Duhet të lemë anash këtë zhgënjim dhe të fokusohemi në kampionat. Synimi ynë është i qartë, ne duam të rikthehemi në Ligën e Kampionëve përmes Series A. Për ta bërë këtë, duhet të mësojmë nga kjo humbje dhe të përmirësohemi”, u shpreh Berat Gjimshiti.
Futbollisti “kuqezi”, sot feston ditëlindjen e tij dhe mbush 32 vjet. Urime për kapitenin!./Indeksonline/
Non si può regalare un tempo agli avversari. Non si possono regalare 3 #gol di scarto. A metterci la faccia dopo l’eliminazione nei #playoff di #Champions è Berat #Djimsiti.
— Zonamistamagazine (@Zonamistamag) February 18, 2025
I dettagli su #zonamistamagazine ⬇️https://t.co/hAaFOpNyFD